“Projektimi i Aeroportit të Vlorës aferë korruptive e Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore.”
Këto janë akuzat e bëra nga Ervin Minarolli, sekretar për Burimet Njerëzore në PD, pas prezantimit të projektit të aeroportit të ri të Vlorës nga kryeministri Edi Rama.
“Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special”, u shpreh Minarolli.
PD paralajmëron se me ardhjen në pushtet, ky projekt, që e konsideron aferë korruptive, do i nënshtrohet ligjit të ri antimafia.
Fotot/ Prezantohet projekti i ri i aeroportit të Vlorës
Vlorë, Rama flet për dështimin e negociatave me turqit për aeroportin e ri
Reagimi i plotë
Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!
Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.
Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.
Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.
Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar.
Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë.
Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbtatoi ligjin e prokurimit publik.
Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga jurisit më I thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do t’i nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!
Top Channel