Foto ilustruese

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Petovë në rrethin e Fierit.

Si pasoje e flakëve janë djegur mbi 500 rrënjë ullinj 5-6 vjecar.

Sipas banorëve zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Përhapja e zjarrit favorizohet edhe nga era. Për fikjen e zjarrit kanë ardhur dy zjarrfikëse një e Fierit dhe një e Patosit.

Dëmi ekonomik si pasojë e zjarrit është i konsiderueshëm. Banorët kërkojnë gjetjen e fajtorit dhe ndëshkimin e tij pasi është e vetmja mundësi për të ardhurat e familjeve të tyre. Ne vendngjarje ndodhen edhe forca të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA