Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook transformimin e stadiumit të Burrelit në foto.
“40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti)’, shkruan Rama.
Postimi i Ramës
40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë, bashkëpunim me biznesin dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershorit???
Një bravo të madhe kryebashkiakut të ri, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit?
#ShembullPozitiv?
#Respekt?
#BashkiaqëDuam?
#ShqipëriaqëDuam☀️??
Top Channel