Policia Kufitare dhe Rojet Bregdetare në një operacion të kryer së bashku kanë shpëtuar 5 persona që po udhëtonin me gomonen “LYPEN 3”.
5 personat që ndodheshin në bord kërkuan ndihmë pasi gomonia me të cilën po udhëtonin pësoi një defekt në motorr.
Ja njoftimi i policisë detare:
Në orën 14:05 gomonia me emrin “LYPEN 3” me 5 persona në bord ka kërkuar ndihmë se kishte një problem në motorr. Menjëherë është njoftuar Kapiteneria e Vlorës si dhe policia kufitare.
Dy mjete, një i policisë kufitare dhe një tjetër mjet i rojës bregdetare, dalin në det të hapur për të gjetur dhe ndihmuar personat që ndodheshin në gomonen Lypen 3 që kishte probleme dhe kishte ndërprerë lundrimin.
Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës njofton se mjeti i policisë kufitare BP-122 pak kohë pas kërkimit e gjeti mjetin një milje përballë Shën Vasilit në Karaburun dhe personat në bord ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel