Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshnicë të aksit rrugor Korçë-Pogradec.

Raportohet se në aksident janë 4 persona te plagosur mes të cilëve dy fëmijë dhe një i vdekur. Sipas raportimeve 2 fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosur janë: dy gra, njëra prej të cilave është në gjendje të rëndë, një tjetër me dëmtime të shumta dhe një vajzë e mitur si edhe drejtuesi i mjetit.

Njëri mjet udhëtonte në drejtim të Tiranës dhe njëri në drejtim të Korçës kur janë përplasur. Për të nxjerrë trupat është dashur ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit tip “Golf”(i cili gjeti vdekjen) është shtetasi A.Q, 53 vjeç, banues në Kamëz.

– Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi D.H, rreth 38 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, si edhe tre pasagjeret në mjetin tip “Golf” konkretisht shtetaset F.Q; G.H; dhe K.H., nga të dhënat paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më poshtë keni disa foto nga aksidenti.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA