5 kabina në zonën rreth fakultetit Ekonomik dhe dy kabina pranë “Selvisë” në Tiranë kanë dalë jashtë funksionit.

Dëmtimi, i cili ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:30, ka ardhur si pasojë e punimeve nga firma e UKT në “Rruga e Elbasanit”, pranë ambasadës amerikane.

Ndërkohë brigadat e OSHEE janë duke punuar për riparimin e dëmit, që mund të zgjasë edhe dy orë.

Top Channel