Nën thirrjen të pastrojmë Tiranën, dhjetëra punonjës, qytetarë, adoleshentë e fëmijë iu bashkuan aksionit të Bashkisë së kryeqytetit që i paraprin vitit të ri shkollor.

Nën thirrjen të pastrojmë Tiranën, dhjetëra punonjës, qytetarë, adoleshentë e fëmijë iu bashkuan aksionit të Bashkisë së kryeqytetit që i paraprin vitit të ri shkollor.

“Ne dalim shpesh nëpër aksione të tilla, bashkë me fëmijët e mi, pasi gjithçka rrënjoset që në vegjëli. Sikur të gjithë të bënim nga një ndryshim të vogël, do të ndodhte një ndryshim i madh, thotë një djalë. Mendoj se krahas gjuhës e matematikës, duhet të ketë në kurikula, lëndë që i mëson fëmijët tanë për të mbajtur pastër ambientin ku jetojmë. Jemi ne ata që e shkaktojmë këtë ndotje, fillon që tek pallati ku ka ende banorë që e flakin qesen e plehrave nga dritarja, thotë një zonjë”, shprehen shprehur qytetarë dhe nxënës.

Aksioni u shtri në të gjithë territorin e bashkisë, si në qytet edhe nëpër njësitë administrative, anës rrugëve dhe lumenjve dhe nëpër shkolla. Qëllimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës është që në bashkëpunim më homologët e tij në qytetet e tjera të vendosin një ditë kombëtare të pastrimit.

“Patriotizëm do të thotë të mbash vendin tënd pastër, dhe jo të rrish nëpër rrjetet sociale të bësh shqiponjën me duar. Edhe europianët konsumojnë, por ata pastrojnë dhe kanë nocion tjetër për mjedisin. Europian nuk të bën takimi me Merkelin, por ta duash e ta ruash vendin tënd”, ka thënë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Juli Ristani

Top Channel