Sokrat dhe Kristina Sema me banim në Levan të Fierit, kanë dy vjet që duan të hipotekojnë tokën, të cilën e disponojnë që prej vitit 1958.

Kryefamiljari ka në pronësi 227 metra katror toke bujqësore dhe 190 metra katror toke truall, për të cilën i thonë se është edhe shteti bashkëpronar.

Megjithëse zotëron të gjithë dokumentacionin për këtë sipërfaqe toke, kryefamiljari prej dy vjetësh nuk ka gjetur zgjidhje.

Çifti Sema jetojnë në Itali, por vijnë shpesh në Shqipëri për të zgjidhur këtë problem. Bashkëshortja e Sokratit thotë se zanafilla e parregullsive vjen që nga ish komuna, e cila tokën truall e ka konsideruar tokë bujqësore.

Sipas drejtorit ato janë të mbartura ndër vite, por po punohet me intensitet për tu dhënë zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA