Reali i Madridit mori një fitore me drithërima në Santiago Bernabeu në javën e katërt të kampionatit spanjoll. Skuadra e Zinedine Zidane mposhti Levanten me rezultatin 3-2 në një ndeshje ku në fundin e pjesës së parë u duk se çdo gjë ishte mbyllur me Los Blancos që e fituan atë fraksion 3-0 me gola të Benzema që shënoi 2 herë dhe Casemiros.

Por në pjesën e dytë u pa një lloj reagimi nga skuadra valenciane që arriti të shënojë 2 herë me Borja Mayoral dhe Meleron duke i trembur jo pak tifozët e Realit, madje në fund mund edhe të kishte barazuar rezultatin por Kurtua shpëtoi portën e tij.

Ndërsa në Angli, Liverpooli vazhdon të mos njohë humbje. Skuadra e The reds këtë radhë mposhti Newcastle në Anfield me rezultatin 3-1 për t’u ngjitur në kuotën 15 pikëve pas 5 javëve kampionat. ishte skuadra mike ajo që e nisi më mirë sfidën teksa kaloi në avantazh me Jetro Willems, por skuadra e The Reds arriti të përmbysë gjithçka me Sadio mane që shënoi 2 gola dhe Mohamed Salah për të fiksuar shifrat në 3-1.

Juventus ndalet nga Fiorentina në sfidën e radhës së Serisë A. në Artemio Franchi të Firenzës sfida mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazimin 0-0 pikërisht ditën e debutimit të Sarrit në stolin e Juventusit. Për kampionët e Italisë sfida me Fiorentinën ishte shumë e vështirë sepse ishin të besuarit e Montellës ata që iu afruan më shumë golit,megjithatë ata arritën të dalin të paktën me 1 pikë nga fusha e lojës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA