Rrëzohet avioni në Kolumbi, humbin jetën të gjithë personat në bord, mes tyre një deputet dhe një kandidat Kongresi
Kina ka bërë një hap të madh për të rregulluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qeveria Kineze ka hequr takasat për sojën, mishin e derrit dhe disa produkte të tjera amerikane. Ky vendim vjen përpara bisedimeve tregtare të planifikuara për muajin e ardhshëm mes dy vendeve.
Të enjten zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng tha se Kina po kërkonte të blinte produkte bujqësore amerikane si mishi i derrit e soja. Ai shpreson që të dyja palët të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për bisedimet e ardhshme tregtare në Uashington.
Kina u kishte vendosur më parë tarifa prej 25 për qind disa produkteve amerikane dhe kishte urdhëruar importuesit që të ndalonin blerjen e sojës, produktin më të importuar nga SHBA-ja.
Tani mbetet të shikohet edhe vendimi i Trump ku sipas zërave nuk do të tërhieqt nga taksat që i ka vendosur produkteve kineze.
Top Channel