Ditën e sotme, në ekranin e Top Channel ka startuar emisioni “Pop Culture”, i cili këtë vit ka ardhur me ndryshime të mëdha. Një ndër rubrikat më të reja në Pop Culture është “Pop Buzz” e drejtuar nga Kilda Hysenbegasi, e cila do të zhvillojë intervistat me personazhe të njohur dhe jo vetëm kaq.
Personazhi i parë i ftuar i “Pop Buzz” në Pop Culture ka qenë reperi i njohur Don Phenom. Ai ka rrëfyer të rejat nga jeta e tij profesionale dhe personale. Por le të ndalemi pak tek kjo e dyta.
Pak kohë më parë Don Phenom është shprehur se ishte në një lidhje dhe Kilda e ka pyetur pikërisht për këtë, gjë e cila ka shkaktuar pak siklet dhe të qeshura, por më tej ai ka pohuar se vazhdon të jetë në një lidhje, me një vajzë shqiptare e cila është e panjohur për publikun.
Por a ka në plan një dasmë?
“Çdo djalë shqiptar duhet me u martu me kriju familje se është amanet nga prindërit tanë kështu që normal. Kadal kadal shohim”- ka treguar Don Phenom për Pop Culture.
Mesa duket së shpejti do të dëgjojmë “krisma”.
Top Channel