Pasditen e sotme ka filluar sezoni i ri i Pop Culture në Top Channel, i cili prezanton një format krejtësisht të ri nën drejtimin e autores dhe moderatores Dojna Mema.
Një risi e këtij viti është rubrika: “5 këngët e jetës”, në të cilën shumë prej personazheve të njohur shqiptar do të tregojnë këngët më të rëndësishme të jetës së tyre dhe historitë që fshihen nga pas.
Personazhi i parë i ftuar në Pop Culture ka qenë Fatma Methasani, e cila ka rrëfyer me sportivitet këngët që mbajnë kujtimet më të bukura në jetën e saj. Në fakt jo të gjitha janë kujtime, por dhe momente të ndryshme. Teksa shkruante titujt e këngëve dhe tregonte historinë, një histori që na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht: momentet e zënkave me Alfion!.
Fatma ka treguar se zihet shpesh me Alfion madje më parë ndodhte që edhe ndaheshin për 2-3 orë.
“Space for two- Mr Probs , kënga që dëgjoj kur zihem me Alfion”- ka shkruajtur Fatma në tabelë dhe më pas ka rrëfyer:
“Vjen ai moment kur nuk e dimë se pse por jemi keq, që nuk është se janë të pakta këto raste, kur zakonisht ne zihemi. Tani se bëjmë më por më parë edhe ndaheshim për 2-3 orë. Kam vetëm një këngë që e dëgjoj dhe nëse doni të dini si jam unë me Alfion në përditshmëri shihni klipin nga Mr PRobs. Ai klip më duket sikur është identik si historia jonë”.
E pra mesa duket edhe Fatma me Alfion janë një ndër ata çiftet: “Kush zihet shumë, duhet më shumë!”
Top Channel