Shefi i arbitrave në kampionatin më të fortë të futbollit në planet, pranoi se nga sistemi VAR pritej më shumë mbi korrigjimin e gabimeve këtë sezon.
Majk Rajli një ish-arbitër i njohur në Premier League dhe në kompeticionet e UEFA-s tha se të paktën 4 gabime të rëndësishme në ndeshjet e zhvilluara, kishin kushtëzuar sfidat.
Dizenjatori i gjyqtarëve në Angli tha se në këto javë të zhvilluara, videoarbitrimi kishte mundësi përmirësimi. Të paktën dy penallti të dukshme duhej të ishin dhënë në favor të Manchester City-t dhe West Ham-it, ndërsa në një tjetër rast, një gol i skuadrës së New Castle duhej të anulohej për pozicion jashtë loje.
Majk Rajli në një seminar me arbitrat u kujtoi atyre se edhe në raste të tjera, kartoni i kuq duhej dhënë menjëherë, si në veprimin e mesfushorit të Lester Siti Juri Tielemans në 31 Gusht.
“Nëse analizojmë të gjitha sfidat, janë marrë në konsideratë 227 incidente në Premier Lig, dhe nga të gjithë këta ne kemi ndryshuar 6 vendime fillestare, por duhej të kishim bërë më shumë. Kjo tregon që loja në Angli duhet të bazohet më shumë te arbitrat”, tha ish-gjyqtari i FIFA-s, Majk Rajli.
Top Channel