Vetting-u shkarkon edhe gjyqtarin e Apelit për Krimet e Rënda
13/09/2019 10:41
Është shkarkuar nga vetting-u edhe Gjovalin Përnoca, anëtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.
KPK i gjeti mospërputhje për pasurinë gjykatësit Përnoca, i cili edhe pse kërkoi shtyrje të seancës për të siguruar provat, sërish nuk arriti të justifikonte pasurinë.
Ai është gjykatësi i radhës që del nga sistemi si rrjedhojë e procesit të rivlerësimit.
Top Channel