Vdes turisti italian, u kurua në Durrës dhe Tiranë
13/09/2019 11:31
Një anije turistike pak ditë më parë, ndërsa kalonte në ujërat shqiptare kërkoi ndihmë për shkak se një prej turistëve kishte pësuar traum të rëndë në kokë.
Një anije shqiptare e mori 33-vjeçarin nga krocera dhe e dërgoi në spitalin e Durrësit për kurim.
Për shkak të dëmtimeve Matteo Sartori, nga Padova u dërgua në spitalin e Tiranës. Më tej ai është transportuar për në Itali ku dhe ndërroi jetë në një spital italian në Padova.
33-vjeçari po udhëtonte me të dashurën me krocera, por është rrëzuar duke u dëmtuar shumë rëndë në kokë. Pas gjashtë ditësh nga incidenti ai ndërroi jetë.
Top Channel