Në prag të vitit të ri akademik, Universiteti Europian i Tiranës akordoi 15 bursa talenti për studentët e arteve gjatë organizimit të UET Arts Festival.
Studentët e arteve muzikore, skenike dhe pamore sollën punimet dhe interpretimet e tyre në një mbrëmje në kampusin e UET-së, universitet ku prej vitit të kaluar është themeluar edhe Departamenti i Arteve të Aplikuara me programet si në ciklin Bachelor, ashtu edhe atë Master, por njëkohësisht edhe me një Diplomë Profesionale.
Për të kremtuar këtë traditë të re është krijuar UET Arts Festival, ku të gjithë studentët e rinj por edhe ata ekzistues, të Arteve Pamore, Muzikore dhe Skenike. sipas rektores së Universitetit Europian të Tiranës, Nevila Nika, UET është universiteti i parë privat, i cili ka themeluar një Departament të Arteve të Aplikuara.
Të diplomuarit duhet të jenë artistë të aftë për të menaxhuar vetveten në tregun e punës sot ndaj për t’i dalë mbanë kësaj sfide, ekipit të Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET, i janë bashkëngjitur edhe 10 mjeshtra të njohur të skenës dhe arteve në Shqipëri.
Top Channel