Në studion e Top Talk Fahri Balliu ka komentuar edhe raportin e Merkel me kryeministrin Edi Rama, nisur dhe nga një foto e fundit e të dyve ku kryeministri i ka dhuruar një pikturë. Sipas Balliut raporti nuk është ai që të duket, duke e cilësuar si negativ.

“Shumë negativ, sepse ka thënë ai, janë burime që dalin nga Rama. Në qoftë se do të votonte pro hapjes në Shqipëri më mirë të shpërndahej Budenstagu, sepse ky e ka mbushur Shqipërinë prapë me drogë, që kur kishte Sajmirin dhe tani me Lleshin e ka njësoj me drogë.

S’është një PR i mirë, as i Ramës, kjo është një fatalitet për të gjitha palët, kurse këtu ai tregon pikturat që të paraqitet Kryeministri
Është fatalitet, çdo opinion i mirë për Ramën, nuk shkon në favor të Shqipërisë sepse nuk fiton asgjë me drogën dhe krimin që ka ky. Asgjë nuk fiton. Ata i zyrtarizon dhe i kthen në institucione, kthen krimin dhe drogën.

Më tej Balliu u shpreh i sigurt se viti 2021 nuk do ta gjejë Ramën në kolltukun e tij.

“Viti 2021 nuk ka për ta gjetur kurrë këtë Kryeministër, kjo ka kohë që thuhet por ky nuk është më ai që ka qenë dhe ky nuk është më ai që thuhet se ka qenë në fillim, nuk është më ai i pari. Në vend që ti çoj Merkelit projektet se çfarë do të bëhet Shqipëria dhe çfarë ka, ky i çon pikturat e veta, ky kaq di.
Shpreson që t’ja hedhi Kancelares. Këto janë si konjaku “Skëndërbe” në kohën e Enver Hoxhës, për zyrtarët narcist. Ky luan veten e vet, nuk luan bllof. U bo kryeministër që të pikturonte të hapte ekspozita. Shqiptarët nuk kanë bukë të hanë”, tha ai.

Top Channel