“Do flas për marrëveshjen që ke bërë ti që të udhëtosh sërish në SHBA”, Gjiknuri debat me Berishën, kreu i PD: Dil këtu dhe bëj be që s’ke qenë në Aruba
Fahri Balliu mendon se nuk ka shanse për një marrëveshje të re Rama dhe Basha.
“Ky është një prodhim i Ramës nga sikleti”, i tha Balliu gazetarit Denis Dyrnjaja në Top Talk.
“E di kush e ka prodhuar këtë? Ky është një prodhim i luftës së madhe të opozitës kundër qeverisë së Ramës dhe këtë e prodhon nga sikleti dhe vështirësia vetëm Rama, se kjo nuk ekziston dhe nuk do ketë marrëveshje të Ramës dhe Bashës.
Rama nuk është si një ditë, një ditë. Rama nuk ka më kredibiletet, i ka mbaruar karburanti i mashtrimit me ndërkombëtarët dhe tani ai po e prodhon vetë dëshirën dhe nevojën për tu ulur me opozitën. Por nuk mund të ulet”, u shpreh Balliu.
Top Channel