Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pritur ditën e sotme delegacionin e Bankës Botërore, të kryesuar nga znj. Mariam Salam. Temë e diskutimit mes tyre ka qenë ecuria e miratimeve të akteve nënligjore të Ligjit për “Falimentin në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë takim, delegacioni i Bankës Botërore shpjegoi përpara ministres Gjonaj se prej disa kohësh po punohet për draftimin e këtyre akteve të cilat një pjesë janë miratuar dhe përfunduar. Disa nga detajet e takimit janë përcjellë nga Gjonaj përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera shkruan:

“Kënaqësi të mikëprisja përfaqësuesen e Bankës Botërore znj. Maryam Salim dhe ekipin e saj plot potencial, për të kristalizuar punën e nisur mbi plotësimin e kuadrit ligjor të falimentit. Bashkërisht, dakordësuam drejtimet kryesore bashkëpunuese për përfundimin e akteve nënligjore, funksionimin e drejtorisë së Falimentit në Ministrinë e Drejtësisë, ngritjen e kapaciteteve të stafit të drejtorisë si edhe sensibilizimin e aktorëve të kësaj fushe. Brenda vitit 2019 rezultatet e para të mirëfunksionimit do të japin frytet e para!”, nënvizon Gjonaj.

Nga ana tjetër, znj. Salam e siguroi që në fazën e dytë të kësaj nisme siç edhe ka qenë parashikuar në marrëveshje me Bankën Botërore, do të ketë trajnime të vazhdueshmë, asistencë teknike dhe ekspertizë të specializuar për të ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA