23/11 22:09
Brad Pitt dhe Ellen DeGeneres kanë patur të njëjtën të dashur…shumë vite më parë.
I ftuar në emisionin e komedianes, aktori tha se ata të dy ishin takuar për herë të parë në festën në pishinë të Melissa Etheridge, në fund të viteve ’80. Ylli i “Ad Astra” më pas shtoi se atë natë, DeGeneres po i “ngacmonte” të dashurën.
Në atë moment, Ellen u shpreh se në fakt ajo ka qenë e lidhur me një tjetër ish-të dashur të 55 vjeçarit.
“Do të flasim pak më vonë për këtë,” tha DeGeneres duke qeshur.
“Pas shfaqjes,” ka vazhduar Pitt.
Megjithatë dyshja nuk përmendi asnjë emër.
Top Channel