Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Termometri shënonte 25 grade Celsius, por në një event më kanoe në kryeqytetin japonez, binte borë.
Nuk ishte ndonjë kapricio e motit; behej fjale për risinë e fundit të testuar nga organizatorët e Olimpikeve të vitit 2020, me shpresën t’i mbajnë spektatorët të freskët dhe sa më komodë kur lojërat zhvillohen verën e ardhshme.
Rreth 300 kg borë borës artificiale u hodhën mbi stendat në Sea Forest Watereay. Qëllimi ishte të shihej nëse mund të ulte nivelin e temperaturës dhe lagështisë.
“Ideja na lindi diku nga mesi i gushtit. Si organizatoreve të olimpikeve 2020, po bëjmë është e mundur për të fashitur rreziqet e të nxehtit. Këtë herë lëshuam rreth 300 kg borë dhe e lamë të bjerë”, u shpreh Taka Okamura
Tokio përballet rregullisht me temperatura prej 35C dhe 80% lagështi në ajër gjatë muajit korrik, çka ngjall shqetësime se spektatorët mund të vuajnë pasojat e të nxehtit. Në Sea Forest Waterway do të organizohen evente olimpike dhe paraolimpike, si dhe kanotazh. Gjysma e 2,000 vendeve të saj janë të zbuluara, pasi u hoq dorë nga planet për një çati të plotë me qëllim uljen e kostos.
Top Channel