Një 32-vjeçar ka gjendur vdekjen ditën e sotme, pas një kontakti me rrymën elektrike.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ditën e sotme një shtetas ka humbur jetën në pikën turistike të Thethit.

Bëhet me dije se viktima ka qenë duke punuar në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Bëhet me dije gjithashtu se personi në fjalë nuk është banor i Thethit.

Theth/Shkodër

Më datë 13.09.2019, ora 15:40, në qendër të fshatit Theth, Shkodër, duke punuar me një mjet vetshkarkues ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka gjetur vdekjen shtetasi A. C. 32 vjeç, banues në lagjen Mark Lula, Shkodër.

Në vendngjarje është nisur menjëherë grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA