Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.
Kristjan Sulaj (Martini) akuzohet si autor i vrasjes me armë zjarri të Ferdinand Polisë, në datë 20 mars të këtij viti, në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, në Shkodër. Viktima njihej si Nardi i Bujtinave.
Kristjan Sulaj Martini është vëllai i Alfred Martini, 20-vjeçarit të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje.
Të arrestuarit e tjerë që u kapën menjëherë pas vrasjes janë: Alfred Martini 20-vjeç, që dhe dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma.
Pas krimit të rëndë, Kristjan Sulaj arriti që të arratiset menjëherë përmes Muriqanit në Malin e Zi, ndërsa vëllai i autorit, Alfred Martini deklaroi pas arrestimit se ia i kishte dhënë makinën vëllait, Kristjanit, por pa ditur se çfarë do të bënte autori.
Sipas njoftimit të policisë, ekstradimi i 27-vjeçarit u krye nga specialistët e Interpol Tirana nga Kopenhagen.
Po kush ishte biznesmeni që u vra në muajin mars të këtij viti, dyshimet ishin për hakmarrje. Në atë kohë policia njoftonte se më 20 mars të vitit 2019 Në orën 16:30 në fshatin Grudë të njësisë administrative Gruemirë, u vra teksa lëvizte me automjetin e tij biznesmeni Ferdinand Polia. 35 vjeçari, ishte plagosur me armë zjarri. Megjithe përpjekjet për ti dhënë ndihme mjekësore ai ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”. Gazeta Shqip në atë kohë shkruante se: I njohur gjerësisht në zonën e Malësisë së Madhe si Nardi i Bujtinave, i riu ka në pronësi disa bujtina, ku mirëpret turistë në zonën mahnitëse të Thethit.
Ai ka qenë një ndër promotorët më në zë të turizmit në këtë zonë, ndërsa ka ushtruar edhe detyrën e administratorit të Zonave të Mbrojtura të Shkodrës.
Media vendase dhe të huaja kanë shkruar për bujtinën “Polia” dhe kanë përdorur zërin e 35-vjeçarit për të adresuar problematikat dhe shqetësimet e banorëve të Thethit te instancat shtetërore.
Në dhjetor 2017, kur Thethi ishte i bllokuar nga dëbora dhe askush nuk vuri dorë për të hapur rrugën, Nard Polia ngriti alarmin për gjendjen ku ndodheshin bashkëfshatarët e tij në mediat kryesore të vendit.
“Situata në Theth është alarmante, ne jemi totalisht të bllokuar. Ndërkohë shteti nuk është bërë aspak i gjallë, me asnjë lloj mundësie. Në jemi në terr dhe të harruar”, shprehej asokohe ai.
Ndërkohë një nga mediat ndërkombëtare, në një reportazh për Thethin vlerësonte faktin se Pavlin Polia dhe vëllai i tij tashmë i ndjerë, Nardi janë ndër emigrantët që janë kthyer për të zhvilluar Thethin. “Ata u kthyen nga Italia në vitin 2010 dhe ndërtuan një bujtinë me duart e tyre. Sot, konsiderohet strehimi më i lartë i fshatit. Ata janë thellësisht të kënaqur me suksesin e tyre pas vitesh si punëtorë të ftuar në Itali”, theksohet në artikull. “Kthimi ishte vendimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë”, thoshte Nard Polia për “Akzente”.
Vrasja e Polisë, paraqiten në Gjykatë 3 bashkëpunëtorët e krimit
Vrasja e biznesmenit Polia, zbardhet dëshmia e tre bashkëpunëtorëve të autorit
Top Channel