Shkencëtaret kanë zbuluar një planet të ri 110 vite dritë larg tokës, i cili ka ujë e sipas tyre, mund të ketë edhe shenja jete.

Planeti i pagëzuar K2-18b, orbiton rreth një ylli të kuq xhuxh në ujësinë e Luanit, në rrugën e qumështit.

Ndodhet praktikisht në të ashtuquajturën “zonë e banueshme” e yllit të tij, në një distancë ku uji mund të ekzistojë në formë të lëngshme.

“Është dy herë më i madh se Toka dhe mund të konsiderohet absolutisht si kandidati më i mirë deri tani jashtë sistemit tonë diellor në kërkimet tona për shenja jete”, tha Giovanna Tinetti, astronome pranë College University të Londrës.

Ndonëse nuk nxitohen të supozojnë se mund të ketë oqeane në sipërfaqen e planetit, studiuesit nuk e përjashtojnë si mundësi. Zbulimi i K2-18b shton shpresat se ky trup qiellor dhe të tjerë të ngjashëm me të zbuluar vitet e fundit, jo vetëm i kanë kushtet e duhura për jetën, por mund edhe të strehojnë ndërkohë organizma të gjallë.

Astronomi, Angelos Tsiaras këmbëngul se ky është planeti i parë potencialisht i banueshëm ku temperatura është e përshtatshme dhe ka ujë. Prania e ujit ka qenë gjithmonë një shtysë për kërkimet në hapësirë, sepse në Tokë nuk ka jetë pa ujë, ndaj e njëjta gjë mendohet se vlejë edhe për planetët e tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA