Etapa e 17 e Xhiros së Spanjës u fitua nga Philippe Gilbert që regjistroi fitoren e tij të dytë për këtë vit në këtë kompeticion.
Çiklisti 37 vjecar i Deceuninck Quick Step i rrëmbeu suksesin me sprint final irlandezit Sam Bennett teksa i përshkoi 219.6 km e kësaj etape që u mbyll në Guadalajara me kohën 4 orë 20 minuta e 15 sekonda, duke e lënë vetëm 2 sekonda prapa Bennett, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Remi Cavagna.
Spikati në këtë etapë të 17 të Xhiros së Spanjës, Nairo Quintana që fitoi 5 minuta kohë kundrejt kryesuesit të evenimentit, Primoz Roglic me këtë të fundit që e mbylli etapën me një kohë 5 minuta më të lartë se Gilbert së bashku me Alejandro valverde dhe Tadej Pogaçar.
Kjo paraqitje në etapën e 17 i dha mundësinë Quintanës të marrë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të xhiros së Spanjës me një kohë prej 2 minuta 24 sekonda më të lartë se ajo e Roglic që është ende në vendin e parë. Spanjolli Alejandro Valverde zbret në vendin e tretë me 2 minuta e 48 sekonda më shumë se Roglic.
Top Channel