Johnson, liderëve në Kosovë dhe Serbi: Bllokimi i dialogut duhej të kapërcehet

12/09/2019 10:02

Senatori amerikan, në një vizitë zyrtare në Prishtinë e Beograd javën e kaluar, tha se bllokimi i dialogut duhej të kapërcehet.

“Ne duhet t’u sqarojmë qytetarëve në Kosovë dhe Serbi se një marrëveshje, e cila mund të mos u pëlqejë atyre, është në interesin e tyre më të mirë”, tha senatori amerikan Ron Johnson, shkruan AlJazeera.

Johnson i tha shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se i takon udhëheqësve në Beograd dhe Prishtinë të vendosin nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje.

“Ajo që mund të them është se kjo është vizita ime e katërt në rajon, që jam takuar me të dy presidentët. Presidenti Vuçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp e tha se kjo është hera e nëntë që jemi takuar. Unë kam qenë mjaft i angazhuar në këtë çështje për vitet e kaluara”, citohet të ketë thënë senatori Johnson.

Sipas tij, si Prishtina ashtu edhe Beogradi presin “udhëheqje më të madhe amerikane” në negociata.

“Unë mendoj se do t’ua ofrojmë atyre këtë, por jo në aspektin e imponimit dhe presionit, por vetëm në mbështetje të përpjekjeve të tyre dhe në krijimin e kushteve, në të cilat ata do të jenë në gjendje të mbështeten në SHBA-në dhe BE-në, pasi të arrijnë një marrëveshje”.

Ai shtoi se është e nevojshme të theksohet për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe Serbi “se një marrëveshje është në interesin e tyre më të mirë dhe se do të përfitojë shumë, për sa i përket integrimit të mëtutjeshëm në ekonominë evropiane, liri më të madhe të udhëtimit, një ekonomi më të suksesshme, sepse pasi të arrihet një marrëveshje, do ta bëjë më të lehtë tërheqjen e investimeve të huaja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA