Ishte pothuajse rutina e njëjtë e një dite të vitit 2004, kur për herë të parë Fetija po e ndjente nevojën për t’u kontrolluar tek mjeku shkak i një dhimbjeje në gjoks.
Kjo dhimbje ishte sinjal që në trup po zhvilloheshin qelizat kancerogjene.
Ajo e kaloi operacionin e parë me të cilin mjekët ia larguan gjirin, por qelizat u larguan për t’u kthyer sërish.
Pas katër vjetësh nga trupi i saj u largua edhe mitra.
Për t’u mos mjaftuar me kaq, qelizat filluan presionin në bark, por nga zbulimi i hershëm arriti t’ia dalë.
Por, pas luftës me organet e brendshme, tetës Fetije siç e njohin banorët e lagjes Ralin të Prizrenit, që nga viti 2015 qelizat filluan t’ia sulmojnë eshtrat.
Megjithëse fytyra e saj ka nisur të mbulohet nga rrudhat e moshës, vullneti për punët e shtëpisë dhe vetë jetën nuk ndalet.
Betejat ndaj kancerit kanë nisur të jenë thjesht numëra, njashtu si sfidat e tjera të jetës.
Lufta e saj ndaj kancerit nga me ilaqe është shndërruar me arsye. U bën 15 vjet thotë ajo.
ALberta Hashani
Top Channel