Tomorr Kokona aktualisht ai punon si konsulet i bizneseve në industrinë kreative. Për emisionin Diaspora ai ka rrëfyer historinë e tij të emigrimit dhe si arriti nga Spanja të emigrojë në Angli.
Tomorri u largua me një turne me ansamblit shtetëror drejt jugut të Spanjës. Gjatë turneut ai u arratis një natë përpara se të ktheheshin në Shqipëri.
Në orën 3 të mëngjesit ai doli nga hoteli ku ishin të akomoduar, dhe nuk u rikthye me grupin në Shqipëri. Në Spanjë ai nisi një jetë të re, dhe me shumë sfida.
Në vitin 1994 ai emigroi drejt Anglisë ku dhe u aktivizua vullnetarisht në shumë nisma dhe evente të diasporës shqiptare. Tomorr Kokona gjatë karrierës së tij në Shqipëri ka qenë dhe asistent i koreografit Panajot Kanaci.
Top Channel