Nuk kaloi pa u komentuar në konferencën për shtyp qetësia që e karakterizonte Ilir Metën ditën kur u paraqit para komisionit hetimor apo nëse kjo tregonte dhe një ulje tonesh me mazhorancën.

“Unë jam gjithmonë i qetë , edhe kur artikuloj me forcë, por veprimet e mia janë kryer hapur, para kamerave, Kushtetutës, qytetarëve. Prandaj nuk mund të sillesha ndryshe. jam dhe do jem shembull i respektimit të institucioneve, prandaj jemi në një situatë ku shteti i së drejtës është në pikëpyetje se mungon kjo edukatë. Presidenti ka respektuar Kushtetutën në mënyrën më të përgjegjshme”, tha ai.

Duke dashur ta konkretizojë atë që tha Meta dha një shembull: “Për shembull ju e dëgjoni shpesh, shteti i së drejtës e ai i propagandës. Unë besoj se përfaqësoj shtetin e së drejtës, ndërsa në shtetin e propagandës thuhet se presidenti nuk ka të drejtë të ç’dekretojë zgjedhjet. Në fakt unë nuk kam çdekretuar, unë kam të drejtë të nxjerr një dekret të ri, për të shfuqizuar të mëparshmin, kurse parlamenti nxjerr ligj për të shfuqizuar të mëparshmin, qeveria një vendim, sepse shfuqëzimi është instituti i së drejtës. Nëse unë do isha pjesë e këtij shteti dhe flasin për cdekretim, pra unë mund të thoja se parlamenti nuk ka të drejtë të çligjërojë por këto nuk ekzistojnë, lojë propagandistike, Kjo është e pavërtetë”.

“Së dyti, parlamenti më një rezolutë nuk ka pranuar dekretin, jemi vërtetë republike parlamentare po nuk duhet harruar që presidenti është aty, dhe si i tillë detyrat janë të ndara. Pra ka dekrete për të cilat presidenti ka një pushtet ekskluziv, që nuk rrëzohen nga kuvendi dhe ky është pikërisht një dekret jo tillë. Kushtetuta këtë kompetencë ja jep vetëm presidentit, ndërsa ka dekretete të tjera të cilat mund t’i rrëzojë kuvendi”, tha Meta më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA