Në një intervistë të dhënë dje për Top Channel, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji la të kuptohet se është kryeministri Edi Rama që po refuzon negociatat për zgjidhjen e krizës politike. Ai komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta për planin e djegies së Kuvendit më 8 qershor, gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar Qeverinë se qëndronte pas planit.
A ka negociata me PS-në? Salianji i PD-së zbulon se kush po refuzon
Pas këtyre deklaratave, Ervin Salianji është fotografuar pranë presidentit Meta. Ata kanë qenë bashkë në një tavolinë në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ku u luajt ndeshja Shqipëri-Islandë.
Ditët e fundit janë shtuar mesazhet e zyrtarëve të lartë politikë që lidhen me krizën politike. Meta është përpjekur të krijojë idenë për një “armëpushim” midis tij dhe mazhorancës, ndërsa nga ana tjetër PD dhe LSI theksojnë se nuk ka asnjë përçarje brenda kampit opozitar.
Top Channel