Ndonëse Anglia fitoi me rezultatin 5-3 ndaj Kosovës, nuk kanë munguar kritikat. Daily Mail shkruan se Kosova ka treguar anët e dobëta të Anglisë dhe se kjo skuadër që fillimisht dukej se do të ishte pretendente për Euro 2020, tashmë shpresat janë dobësuar.
Roy Keane i tha ITV se ishte një lojë e shkëlqyer për tu parë, por lojtarët e Anglisë duhet të jenë vetë-kritikë.
‘Anglia ka akoma shumë zakone të këqija. Ndonjëherë lojtarët mërziten kur loja duket se po mbaron dhe bëhen më të ngadalte”.
Daily Mail shkruan se skuadra e Anglisë duhet të ishte më e egër në fushë, pavarësisht rezultatit.
“Anglia mundi një ekip futbolli, që kishte bërë 14 ndeshje pa një humbje dhe duke garuar në një epërsi 5-1 në pjesën e parë. Mbrojta e Anglisë ishte e ngathët dhe e prekshme; lojtarët hoqën dorë nga 3 gola, kundër një kombi të ri”, raporton Daily Mail.
Fillimisht mund të thuhej se Anglia ka një shans të mirëfilltë në Kampionatin Evropian verën e ardhshme; por me ndeshjen me Kosovën, Daily Mail, shkruan se kjo skuadër mund të zhvishet në mënyrë të tmerrshme nga çdo komb me shpresë, për të fituar turneun.
Top Channel