Golem/ Ujërat e zeza shkarkohen në det, rrezik edhe për epidemi
11/09/2019 15:28
Një prej pushuesve në plazhin e Golemit denoncon derdhjen e ujërave e zeza në det.
Pushuesi ka denoncuar në “Ti Raporton”, në Top Channel, nëpërmjet fotove që tregojnë se si ujërat e zeza kalojë përmes plazhit, për të përfunduar në det.
Përveç erës së keqe, kjo situatë paraqet rrezik edhe për përhapjen e epidemive.
Top Channel