Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme në “Elbasan Arena” ndaj Islandës për kualifikueset e Euro 2020 me rezultatin 4-2. Kuqezinjtë nuk e fshehën aspak entuziazmin e tyre për këtë sukses që sipas tyre do t’u shërbejë për moralin që u duk i lëkundur pas humbjes me Francën.

“Më erdhi shumë mirë që shënuam 4 gola, por ajo që nuk më pëlqeu ishin 2 golat e pësuar sidomos ai i fillimit të pjesës së dytë të cilin nuk e pranoj aspak. Nje skuader me vlera nuk i peson gola te tille, ia komplikuam gjerat vetes per hic gje sepse me pas fitorja bëhej e vështirë. Islanda kishte lojtarë me cilësi fizike superiore ndaj nesh dhe kjo u pa. Është një skuadër që kur hedh topin në zone nuk e di asnjeherë se cfarë do të ndodhe. Por ne u treguam të zotë që të mbanim topin në zotërim”, tha trajneri Reja.

Sfida e radhës së kombëtares për kualifikueset e Euro 2020 do të jetë ajo që do të luhet në 11 tetor ndaj Turqisë, një sfidë kjo ka një rëndësi shumë të madhe për cështjen e kualifikimit për në Evropianin e ardhshëm.

Endi Tufa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA