U rikthye pas rreth një viti në Kombëtare dhe menjëherë mori vendin e titullarit, duke qenë nga më të mirët si në Francë, ashtu edhe sot ndaj Islandës. Flasim për Keidi Baren, që po tregon një nivel mjaft të lartë, ndërsa për Supersport pranoi se pret shumë nga vetja dhe kombëtarja.

Sot ishte krejtësisht një tjetër ndeshje. Pse nuk bëmë dot të njëjtën gjë në Francë?

Sot ne luajtëm mjaft mirë në fakt. E kishim diskutuar edhe në stërvitje, që duhet të luanim pa frikë dhe besoj se Shqipëria do të rikthehet të luajë jo vetëm për Europian, por edhe më lart. Franca është kampione bote dhe ndaj tyre mund të ndodhë gjithçka, por jam i lumtur që fituam sot.

Si ndihesh kur luan me Memushajn afër në fushë?

Kam folur vazhdimisht me të dhe ndihem mjaft mirë në krah të tij. Është një profesionist i vërtetë që më ka ndihmuar vërtetë shumë.

A ishte kjo mënyra e duhur për të reaguar pas ndeshjes me Francën?

Patjetër. E thashë edhe më përpara që do të rikthehemi shumë shpejt aty ku e kemi vendin, pasi besoj te kjo skuadër dhe mund t’ia dalim. Japim gjithmonë maksimumin, ndaj mos dyshoni asnjëherë te ne./Supersport.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA