Shoqata Evropiane e klubeve rikonfirmoi në krye të saj presidentin e Juventus, Andrea Anjeli, ndërsa në votimet e zhvilluara në asamblenë e radhës në Gjenevë, pati zgjithashtu zhvillime të reja.
U fut gjithashtu në bord, numri 1 i Interit, Stiven Zhang ndërsa palët e interesuara premtuan një Ligë kampionesh të ndryshuar duke nisur nga viti 2024.
“Ishte një mbledhje pozitive dhe e frytshme dhe të gjithë do të kurojmë interesin e turneve në të ardhmen. Në emër të futbollit duam një proçes transparent dhe të hapur. Liga e re e kampioneve do të nisë në 2024, datë e paevitueshme pasi do të ridiskutohet edhe kalendari ndërkombëtar”, u shpreh Andrea Agnelli, president i ECA-s.
Shoqata Evropiane e klubeve kërkon ndryshime dhe nisjen në bazë të principeve.
“Duam ekuilibër mes turneve nacional dhe kupave të UEFA-s. Angluia për shembull ka dy kupa, Bundesliga ka 18 skuadra dhe të tjerë kanë nga 20. Hapësira për më shumë ndeshje të Champions është, por duhet ta harmonizojmë”, tha Agnelli.
Pavarësisht lobingut të fortë, Shoqata Evropiane e klubeve pranoi se këto ndryshime aprovohen vetëm nga UEFA. Në ECA është anëtarësuar së fundmi, dhe kampioni i Shqipërisë, Partizani.
Top Channel