Rehabilitohet shkolla 9-vjeçare në Tufinë, Veliaj: Nxënësit, kryefjala e këtij muaji për Tiranën
09/09/2019 09:49
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri akademik, ekipet e punës të Bashkisë së Tiranës po i japin dorën e fundit gjithë ndërhyrjeve nëpër shkolla që gjithçka të jetë gati për nxënësit.
Krahas punës për ndërtimin shkollave të reja dhe rikonstruksionit të tyre në zonat brenda vijës së verdhë, ekipet e punës i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme edhe institucioneve arsimore në periferi të qytetit.
Një prej tyre është edhe shkolla 9-vjeçare në Tufinë e cila është gati për të hapur dyert e saj për këtë vit të ri shkollor.
“Nxënësit, kryefjala e këtij muaji për Tiranën. Ekipi po punon edhe sot me të njëjtin intensitet si edhe gjatë javës, për rehabilitimin e shkollës 9-vjeçare Tufinë”, shkruan Veliaj.
Top Channel