“Modë e shpejtë” në Britani/ Blerja e veshjeve të përdorura, për të reduktuar ndotjen

09/09/2019 17:15

Veshjet e hedhura në plehra kontribuojnë më shumë në ndryshimet klimatike sesa udhëtimi ajror apo ai detar.

Vëmendja tani po rikthehet tek industria e modës, ndërsa shitësit me pakicë përgatiten për reagime të ashpra.

E ashtquajtura “modë e shpejtë” i ka dhënë udhë një biznesi veshjesh që prodhon deri dhe artikuj aq të lirë, sa mund të hidhen pas një përdorimi, thotë “The Guardian”, dhe dashuria e britanikëve për këtë lloj mode po bëhet shqetësuese.

Çdo javë, sipas të përditshmes prestigjoze, 11 milionë objekte veshjeje përfundojnë nëpër landfille, e kjo në kohën kur industria e tekstileve po fajësohet se krijon emetime dioksid karboni shumë më tepër nga sa mund të mendohej.

Për këtë arsye, organizata e bamirësisë Oxfam ka ndërmarrë nismën “shtatori second hand”, një fushatë që i nxit njerëzit ti rezistojnë përpjekjes për të blerë rroba të reja.

Dhe në mbështetje i kanë plot njerëz, të cilët e kanë përqafuar këtë iniciativë, duke treguar se i pëlqen të mbajnë veshje të përdorura, dhe këtë nuk e bëjnë vetëm për arsye financiare.

“Kam shumë gjëra të përdorura në garderobën time, dhe kjo sepse nuk dua të dukem sit ë gjithë të tjerët“, ka shkruar në Instagram një prej mbështetëseve të kësaj fushate.

“Çfarë të bëj që nuk kamë më shumë kohë, ndaj shpesh detyrohem të blej online, por mua këto veshjet vintazh më pëlqejnë shumë”, thotë një tjetër.

Ndërkohë, ka dhe nga ata që thonë se i pëlqen të blejnë rroba të reja, por duke parë se çfarë problem gjigant po krijon kjo industry, mendojnë se është më mirë të drejtohen tek dyqanet e rrobave të përdorura.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA