Me një qetësi gati olimpike për plot 135 minuta është përballur me Komisionin hetimor parlamentar, i cili është duke hetuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës.

Pak përpara nisjes së dhënies së dëshmisë presidenti ka shtërnguar duart me antarët e komisionit.

Mbrojtjen e çdekretimit të 30 Qershorit presidenti e ka nisur duke sjellë në vëmëndje një vendim të gjykatës të së drejtave të njeriut në Strasburg.

“Presidenti i Republikës duke nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditë e zgjedhjeve vendore ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat”, tha Meta.

Si një prej arsyjeve themelore presidenti renditi një informacion sekret për akte destabilizimi duke fajësuar indirekt opozitën.

“Ky informacion bënte të qartë që se persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës në 8 qershor, për të krijuar trazira, përfshirë edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë.”, tha ai.

Presidenti nuk i kurseu kritikat për Bashën dhe Ramën të cilët e minuan dëshirën e tij për dialog.

“Kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së 30 qershorit, dhe së dyti ishte kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në një tryesë me zotin Rama si kryeministër. Të dyja për mua këto ishin të papranueshme”, tha Meta.

Komenti thumbues i deputetit Halit Valteri dhe akuzat e Bashkim Finos për njëanësi nuk ia prishën qetësinë të parit të vëndit.
“Jeni kryetari shtetit dhe përfaqësoni unitetin e popullit, në rast se nuk arrini dot të ulni palët politike ku keni 30 vjet që e bëni çorap këtë vend atëherë mendoj që ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë”, tha Valteri.

“Mua më keni krijuar pëe]rshtypjen që keni qënë i palshëm, në sensin që, ju thoni që shtyva datën e zgjedhjeve për të gjitha ato arsye që thatë. Por tani që të dyja palët nuk e duan 13 tetorin, çfarë do bëhët me zgjedhjet do i shtyni prapë’, tha Fino.

I vetëdishëm se 13 tetori është i pamundur presidenti vijon ta shohë si zgjidhje.

‘Në rast se qytetarët shqiptarë mendojnë se presidenti Meta

Në fund të dëshmisë Top-Channel e pyeti presidentin se cfarë ndjesie i la përpallja me këtë komision.

Muhamed Veliu

Top Channel