Një person është mbytur në digën e hidrocentralit të Rrapunit në Librazhd.
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërcyku raporton se roja i hidrocentralit ka njoftuar për një person i cili ka rënë në ujë.
Ndërkohë është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç..
Njoftimi i policisë
Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel