I pranishëm dhe Meta, Ulsi Manja çel seancën e Komisionit: Çështja me rëndësi themelore për shtetin

09/09/2019 10:09

Kryetari Ulsi Manja ka çelur seancën e Komisionit Hetimor ku po trajtohen pretendimet për shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. I pranishëm në seancë është edhe presidenti Meta.

Në hryje të seancës, Manja falenderoi presidentin për pjesëmarrjen dhe theksoi se çështja që po trajtohet në Komision është e një rëndësie themelore për qytetarët dhe shtetin.

“E vetmja mënyrë që sistemi ynë qeverisës të funksionojë është respektimi i sistemit kushtetutës që kemi zgjedhur, duke hequr dotë nga vullnetet politike të çastit”, tha Manja.

Seancën mund ta ndiqni “live” në TOP NEWS

  Meta para hyrjes në Komision: Do jem president deri në fund të mandatit

FOTO GALERI
1/11

Top Channel