400 banorë të fshatit Algjinaj në Peqin vuajnë për 3 km rrugë. Aksi rrugor që lidh këtë fshat me njësinë administrative Shezë është tërësisht i shkatërruar, atje mund të lëvizin vetëm motoçikletat, edhe këto në mot të mirë.

Në prag të nisjes së vitit shkollor për banorët e këtij fshati problem janë fëmijët që duhet të ecin 6 km deri në shkollë. Dhe sikur të mos mjaftonte, në këtë fshat mungon edhe ambulanca.

Banorët kërkojnë vetëm 3 km rrugë. Gjatë dimrit fëmijët mbeten pa shkollë, ndërsa këto janë shkaqet që fshati po braktiset.

Top Channel