Fiks Fare do të denoncojë sot veprimet e një avokati, i cili duke bërë sekserin e gjyqtarëve të një gjykate në Shkallën e Parë, arriti të lironte dhe të pushonte hetimin për një të pandehur të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Investigimi ka zbuluar se për këta gjyqtarë janë marrë 6 mijë euro, ku nëpërmjet kamerave të fshehta është zbuluar i gjithë mekanizmi.
Një qytetar ankohet në Fiks fare për veprimet e avokatit të tij. Ai tregon me fakte sesi pagoi te avokati mbrojtës 6 mijë euro për gjyqtarët të cilët në shkallën e parë ia pushuan çështjen penale, por procesi gjyqësor u përmbys në shkallën e dytë.
Nëpërmjet filmimeve qytetari i kërkon llogari avokatit për lënien e çështjes në mes të procesit, por avokati i kundërpërgjigjet duke e dhunuar.
Top Channel