Foto ilustruese

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haredin Shtino”, në Tiranë, dhe automjeti është në pronësi të shtetasit G. N.

Si pasojë e flakëve kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri  i vënë në mjetin në pronësi të  shtetasit G.N, dyshohet i qëllimshëm.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel