Foto Ilustruese

Autobusi i linjës së Tiranës së Re përplasi dy këmbësore në bulevardin Zogu i Parë.

Si pasojë e përplasjes nga mjeti, që drejtohej prej shtetasit A.M është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën gruaja K.N dhe një tjetër shtetase, e cila ishte së bashku me të.

Drejtuesi i autobusit është dërguar menjëherë në komisariat për veprimet të mëtejshme hetimore.

Mësohet se ende po zbardhen rrethanat e ngjarjes, shkaku i aksidentit dhe identifikimi i njërës nga dy të plagosurat.

Top Channel