Foto ilustruese

Një 42-vjeçar shqiptar, i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë” është arrestuar nga policia, në Tiranë.

Ilmi Demiraj, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit të gjykatës Lucca, në Itali.

Kështu u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor i tij me qëllim ekstradimi.

Top Channel