“Kryeqyteti shqiptar, aty ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit.
Me këto fjalë e nis artikullin kushtuar Tiranës gazeta prestigjoze amerikane “New York Times”, e cila i bën një përshkrim të bukur ndryshimeve që ka pësuar vitet e fundit kryeqyteti shqiptar, por edhe potencialit për një të ardhme të shkëlqyer.
Artikulli i publikuar në gazetën më me influencë në SHBA thotë se gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistë tsi ai vendi i rrallë: një qoshe thuajse fare e pazbuluar e Europës, me një kryeqytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dh galeri, që përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës.
“Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin “Skënderbej”, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Musolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar”, shkruan gazetari i New York Times, Alexander Lobrano.
Mandej, artikulli përshkruan shkurtimisht të kaluarën e vështirë të Shqipërisë nën sundimin Osman dhe komunist, e më pas gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor në 1991. “Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj – Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skate boarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë”, vijon artikulli i prestigjozes amerikane.
Pjesë nga shkrimi i New York Times, botuar në 6 shtator 2019:
Në kryeqytetin shqiptar, aty ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit.
Pesë vitet e fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një cep thuajse fare i pazbuluar i Europës (me rreth 265 milje vijë bregdetare). Vendi i vogël Ballkanik shtrihet përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, përballë takës së çizmes së Italisë dhe më pak se 45 minuta me target nga ishulli grek i Korfuzit. Së fundmi, në bregdet janë hapur resortet e para e teksa plazhet e qytetit të Sarandës dhe Vlorës po bëhen gjithnjë e më të rehatshme, po ashtu edhe Tirana – kryeqyteti i vendit, me një popullsi mbi gjysmë milionë dhe 22 milje tokë – po zhvillohet si një qytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, të cilat përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës së qytetit. Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin “Skënderbej”, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Mussolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar.
E banuar në kohë të lashta nga fiset Ilire dhe greke, Shqipëria kaloi më shumë se katër shekuj si pjesë e Perandorisë Osmane. Pas 1912, u shndërrua në një monarki me prirje fashiste, e mandej, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, një shtet komunist i sunduar nga diktatori famëkeq Enver Hoxha. Në 1991, një vit pas shumë prej fqinjëve të saj nga Blloku i Lindjes, vendi zhvilloi zgjedhjet e para demokratike, e po ashtu ndjeu gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor. Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj– Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skate boarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë.
Top Channel