Me një dokumentar, pjesë e të cilit ishte edhe Ilir Meta, Lëvizja Socialiste për Integrim nisi festimet në pallatin e Kongreseve, në 15 vjetorin e themelimit të saj si parti.

Monika Kryemadhi tha para të pranishmeve se në këto 15 vite të rrugëtimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qënë të shumta, ndërsa kauzat janë akoma reale.

Kryemadhi nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij edhe në këtë përvjetor, ndërsa tha se për LSI-në mbetet parësore kthimi i besimit tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët.

Ndërkohë pas konventës, në pritjen e organizuar në Rogner, përfaqësuesi i socialistëve ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ndaj të cilit LSI kishte adresuar një ftesë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel