Pesë kambistë në Shkodër janë vënë në prangat e policisë për veprat penale ”Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ata ishin proceduar edhe më parë për këto vepra penale, por sërish vijonin aktivitetin në shkelje të ligjit. Arrestimi i tyre u bë nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër.

Në kaudër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

D., 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Q., 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

G., 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

B., 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

M.B., 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit  P. M. dhe R. R.

Top Channel