Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për makinat të cilat qarkullojnë me xhama të zinj.

Gjatë dy ditëve të fundit, policia njofton se janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për këtë gjë.

Ndërkohë që një drejtues mjeti, Dritan Nikolli i cili u ndalua nga policia, thotë që “nuk e dija që mjeti nuk duhet të lëvizë me xhama të errët pasi mora të parën”.

Njoftimi/Tiranë

Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel