Një 66 vjeçar me iniciale J.M., ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi ka marrë dëmtime në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji” në një objekt ndërtimi në kryeqytet, kur 66 vjeçari dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është dëmtuar në kokë. Për shkak të dëmtimeve, ai ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel